Friday, January 31, 2025

(Intervista) Trajnerët Mezani dhe Shehi flasin pas ndeshjes Laçi 1-2 Tirana

Lexo

Tirana ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlerë kundër Laçit në transfertë, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Laçit mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.

Në prononcimin e zakonshëm, Mezani deklaroi:

“Kemi shpërdoruar jashtëzakonisht shumë në pjesën e dytë. Nëse do të kishim shënuar një gol më tepër, mendoj se do të ishte një rezultat tjetër. Ne i patëm mundësitë tona. Kur nuk shënuam, kundërshtari bën punën e vet. Më vjen keq se pësuam dy gola në momente kur jemi munduar t’i punojmë dhe t’i përgatisim rastet që na jepen. Ne kishim shtatlartësinë. Te goli i dytë i kisha porositur sepse e dijmë se Hasani godet me të brendshmen. Të reagojmë dhe të ndryshojmë mentalitetin.

Pjesa e dytë? Normalisht Shkurtaj ishte një forcë përpara. Mbante ekipin lart. Ishte i rrezikshëm para porte. Vjen pas dëmtimit dhe nuk është stërvitur si duhet me skuadrën. Nuk është në 100 përqindëshin e vet sepse ka ardhur me vonesë në skuadër. Janë lojtarë të mirë të gjithë këta që kemi. Nëse do të shënonim do të kishim një rezultat ndryshe. Ne humbëm vigjilencën. Tirana është një skuadër që lufton për të fituar. Ato momente që i neglizhuam, pësuam gol. Nuk na falet, duhet shumë punë dhe të vazhdojmë përpara për të marrë të mirën e mundshme për çdo ndeshje. U ul ritmi dhe përqëndrimi. Nuk na falej kjo. Do ta analizojmë mjaft mirë këtë ndeshje. Do t’i shohim me qetësi gabimet që kemi bërë. Janë disa momente të tjera që Tiranës i kemi dhënë mundësi për të qenë të rrezikshme. Nuk na lejohet gabim tjetër.

Ngërçi? Nuk dua të mendoj krizën. Gjendja psikologjike nuk është e mirë, do të flasim. Kam lojtarë me eksperiencë dhe me kualitet. Duke folur me njëri-tjetrin, mendoj se do t’ia arrijmë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Ky kampionat është shumë i fortë”, tha ai.

Orges Shehi ka folur pas fitores 2-1 në transfertë kundër Laçit, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Trajneri i Tiranës deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Ishte ndeshje e rëndësishme. Laçi është një kundërshtar në pjesën e sipërme të renditjes. E filluam me gol. Vlen të komplimentohet skuadra që nuk e humbi besimin asnjëherë. Nuk kaluam në nervozizëm. Në pjesën e parë mund të ishim më agresiv te pjesa e fundit e fushës. Kemi bërë një ndeshje që mund të shënonim më shumë.

Kundërshtari na vuri në vështirësi sepse kërkonte thellësinë. Ka lojtarë me eksperiencë si Shkurtaj që i kërkon zonat. Në pjesën e dytë kemi bërë mjaft mirë në tranzicionin pozitiv. Unë mendoj që kemi interpretuar disa faza, sidomos tranzicionin.

Lushkja dhe Kallaku? Ishin lëvizje të orëve të fundit. U afrua Regi. Kam pasur një mesfushë shumë të mirë dhe solide. Ardhja e Lushkjës e përforcon. Gjithçka varet nga Limaj, deri në 31 janar që ai të qartësohet nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Kemi 6 lojtarë të mirë. Kam besim edhe te Qefalija. Nuk na vënë në vështirësi se kush mund të mungojë.

Pagat? Dita e parë e rifillimit dhe njerëzit kanë nevojë të qetësohen. Jemi takuar me presidentin dhe e zgjidhi shpejt situatën. Ne jetojmë në Shqipëri dhe ka problematika. Mundi duhet të shkojë te i Zoti. Jemi në një situatë ndryshe nga sa nisëm vitin. Shpresoj që në vazhdësimësi të jetë më mirë.

Goli i Lulajt? Goli të ndihmon dhe të fut në pjesën e dytë me një motiv tjetër”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img