Kukësi mori 3 pikë përballë Laçit teksa e mposhti në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. Pas ndeshjes, trajneri Stavri Nica, u shpreh për MCN TV:
“Kënaqësi kur del me fitore. Loja ishte e fortë, pak me nerva por shpirti i garës po ndikon te Kukësi. Ndikon edhe orientimi taktik dhe kjo na jep siguri ndaj kundërshtarë sado të fortë të jenë. Laçin e njoh mirë dhe është plus i madh. I mer masat më mirë për çdo individ. Ishtë një nga zgjidhjet, por duhet në fushën tonë të jemi më bindës në lojën tonë dhe besoj se jemi në rrugën e mirë.
Ai që stërvitet mirë do futet në lojë, kjo është formula. Grupi e pranon cilido në formacion dhe nuk ka hatërmbetje apo probleme të tilla. Siç është Hasaj, duhet t’i përkrahim këta lojtarë. Duhet pak kurajo dhe mua kjo s’më mungon.
Kukësi i bën ballë të gjithave? Duhet forcuar kjo ideologji, por në bazë të elementeve që kemi në skuadër. Ndaj Partizanit ishte një kurajo e madhe, duhet hequr frika, duhet të marrim më shumë përsipër.”
Nga ana tjetër, trajneri i kurbinasve, Mirel Josa tha:
“Ndonjëherë duhet të kemi parasysh të respektojmë kundërshtarët. Me thënë të drejtën pjesa e parë mu duk një lojë që ne u goditëm nga rastet. Bëmë disa gabime dhe Kukësi fitoi topin dhe doli pëpara portës. Në pjesën e dytë e nisëm lojën shumë mirë. Dhe në momentet më të mira tonat erdhi goditja nga kundërshtari. Duhet të kemi vëmendjen në momentet që në jemi në mbulim apo presion për të ndryshuar rezultat. Me Kukësin duhet të ishim shumë më të qetë.”