Tuesday, November 26, 2024

(Intervista) Trajnerët Zekic dhe Nica flasin pas ndeshjes Partizani 4-3 Kukësi

Lexo

Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mundi 4-3 Kukësin në “Arenën e Demave” Kukësin. Pas fitores, trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, foli për MCN TV:

“Në 20 minutat e para ishim shumë mirë, pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Sikur filluam të luanim futboll individual. Tre gola janë shumë. Po ia shpjegoj çunave se në futbollin modern luhet në të dyja fazat. Me situatat që krijoi Kukësi mund edhe të mos fitonim.

Të mos marrësh tre pikë me Kukësin nuk do të ishte mirë. Tani jam nervoz.

A do të largohem për te Osijeku? Kam respekt shumë të madh për Partizanin dhe për Gazin, i cili është presidenti im. Kur erdha ishim shumë të sinqertë me marrëdhënien dhe që do të kishim një marrëdhënie pozitive. Kam disa probleme personale, por nuk do të flas për to. Në lidhje me këto probleme do flas me Demin dhe do vendosim cila është më e mira”.

Nga ana tjetër, trajneri i Kukësit, Stavri Nica u shpreh për MCN TV:

“Ajo që prisja unë gjatë kësaj kohë është krijimi i sigurisë në të gjitha fazat, skuadra duhet të jetë më e pjekur dhe konkretizuar. Ramë pre e presionit dhe gabimet e portierit, na dënuan që në fillim. Një nivel kanë ata si mbrojtës, ndërrimi nuk ishte se Mbarak ka nivel më të lartë Lamçe, por tek zotërimi, duhet të nxjerrësh skuadrën lart, mbrojtjen elastike dhe kështu futet skuadra në presion.

Do kohën e vet, derisa skaudra të ngrihet në përgjegjësi, por reagimi tregoi që shpresat janë. Isha e sigurt që mund të barazonim kur ishim në disavantazh me 2 gola se skuadra reagon thjesht do pak kohë që të adaptohen sidomos lojtarët e huaj.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img