Për teknikun e Vllaznisë, Thomas Brdariç, përballja e së premtes ndaj Teutës së Durrësit në “Elbasan Arena” është shumë e rëndëishme. Në prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshje, kroato-gjermani i pankinës kuqeblu e vlerëson kundërshtarin si kampion në fuqi, ku pamvarësisht oshilacioneve që ka pasur gjatë periudhës së fundit, është një skuadër me vlera. Megjithatë, ai pohon se skuadra e tij është e gatshme të bëjë më të mirën në fushën e lojës duke pasur si synim marrjen e tre pikëshit në këtë ndeshje.
Thuhet që kur janë dy fitore duhet dhe e treta. Pas fitores me Kastriotin dhe Laçin duhet dhe një e tretë?
Duhet të jemi të përqëndruar tek shprehja që ju thoni. Ajo që kërkoj unë është që të jemi të uritur dhe të jemi shumë konsistent në atë që bëjmë dhe shpresoj që të marrim rezultate.
Teuta është një kundërshtarë më i vështirë se Laçi?
Teuta është kampionia aktuale dhe mendoj se është ekipi më i mirë por kohët e fundit ato kanë pasur disa ngërçe. Për mua nuk janë vendimtare rezultatet e fundit të Teutës sepse e dijmë se çfarë është e aftë të bëjë ajo dhe ne na duhet të jemi gati që ta përballojmë atë.
Thuhet se Teuta ëshë në një minikrizë, do ta shftrytëzoni këtë fakt?
Për mua është shumë e rëndësishme që ne të jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Ne e kemi analizuar Teutën dhe le të themi që ka një mënyrë të veçantë se si duhet të përballesh me të. Ne duhet ndoshta ta shfrytëzojmë këtë situatë që po kalon Teuta në mënyrë që të marrim tre pikët megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është që të jemi sa më të fokusuar dhe të japim më të mirën tonë.
Fakti që do luani në Elbasan Arena është pozitive?
Sigurisht që ne jemi të lumtur kur luajmë në terrene të mira si Elbasan Arena. Është një mundësi shumë e mirë për të dyja skuadrat të luajnë futboll në këtë fushë. Shpresoj që të kemi sukses në detyrat tona.
Në ndeshje të ndryshme shfaqën protagonist të ndryshëm, herë Aralica, Hoxha dhe pastaj Da Silva. Kjo tregon se tek Vllaznia të gjithë janë të rëndësishëm dhe mund të shënojnë?
Është një gjë mjaft e mirë që ne kemi disa lojtarë të ndryshëm që arrijnë të bëjnë diferencën, por duhet të kujtojmë gjithmonë që kjo është një punë në grup dhe kjo është më e rëndësishmja në mënyrë që të arrijmë atë çfarë duam.
Të gjithë janë të gatshëm për nesër?
Besoj se po. Normalisht për shkak edhe të motit mund të kemi edhe ndonjë surprizë, por kushdo që të zbres në fushë janë shumë të motivuar për tu përballur dhe për të dhënë maksimumin me Teutën. Besojmë shumë tek vetja jonë.
Ka më shumë presion Teuta që të fitojë apo Vllaznia?
Për mua e rëndësishme është forma që po kalon një ekip pastaj janë edhe disa aspekte të tjera si aspekti mendëror, megjithatë ne gjithmonë do mundohemi të japim më të mirën tonë dhe do të shkojmë në Elbasan nesër për t’i shkaktuar Teutës humbjen.
Atmosfera pozitive që po ekziston në skuadër që nga drejtuesit dhe deri tek tifozët do të përkthehet me një fitore?
Atmosfera në grup është një pjesë e rëndësishme dhe sigurisht për këtë gjë duhet të punohet, megjithatë janë edhe shumë aspekte të tjera që në po përpiqemi të bëjmë maksimumin në mënyrë që të marrim maksimumin.