Thursday, January 22, 2026

(Intervista) U shpall kampion me Partizanin 2022-2022, trajneri italian Xhovani Kolela, analizon Partizanin duke komplimetuar presidentin Demi, por skuadra më e kompletuar, mendon se është Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i fundit që shpalli Partizanin kampion në Superiore në sezonin 2022- 2023, Xhovani Kolela, thekson se kampionati i atij sezoni ishte i një niveli të lartë ndryshe nga ky aktuali. Ndër të tjera, italiani u shpreh se e kujton me shumë nostalgji kohën e tij me kryeqytetasit ndërsa nxorri në pah sipas tij edhe disa nga problematikat më kryesore te “Demat e kuq”. Sipas Kolelës, menaxhimi është ngërçi më i madh te Partizani teksa nga kjo problematikë shpëtoi vetëm presidentin Gazmend Demi për të cilin tha se është presidenti më i mirë që ka pasur në karrierë. Ndërkohë, Kolela pati edhe një përgjigje për kolegun e tij Diego Longo që e cilësoi kampionatin shqiptar si më të korruptuarin në botë.

Si e keni parë ishskuadrën tuaj Partizani në këtë sezon?

E kam parë Partizanin dy herë në këtë sezon, një herë me trajnerin që ishte në fillimin e sezonit, Milinkovic dhe më pas me trajnerin e ri Kërnajën. Sinqerisht më ka pëlqyer më shumë në ndeshjen e dytë, ishte më agresive dhe kompakte, por nuk e pashë të ishte e qartë kur kishte topin në zotërim.

Cila është skuadra më e fortë në këtë sezon të Superiores?

Skuadra më e kompletuar sipas meje nga të gjithë pikëpamjet është Vllaznia. Është një skuadër që ka lojtarë ekspertë dhe shumë të zotët, ka të rinj të shkëlqyer, ka një akademi me të rinj shumë të talentuar dhe mua më duket skuadra më e kompletuar. Egnatia gjithashtu është një skuadër që po bën gjëra të mëdha sepse ia dalin të marrin rezultate të shkëlqyera edhe duke shitur lojtarët me kualitet që kanë në skuadër. Ia dalin të mbajnë një nivel shumë të kënaqshëm duke ndihmuar edhe financat e klubit. Por, ndoshta Vllaznia është skuadra më e fortë. Nuk e di nëse është gati për të fituar, por është një skuadër që më pëlqen me elementët që ka. Por, edhe Dinamo është gjithashtu një pretendente, një skuadër shumë kompakte. Po vuan pak dëmtimet e shumta nga shtatori e në vijim, por është një skuadër shumë e mirë. Mendoj gjithashtu që Dinamo funksionon dhe punon shumë mirë si klub.

Ejgi ÇABELI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img