Saturday, September 13, 2025

(Intervista) “Ultras Beselidhja-Dragojt e Veriut”, mbështetësit kryesore të futbollistëve lezhjanë. Aniano Gega: Jemi shumë të kenaqur me drejtuesit e rinj dhe afrimet. Presim rikthimin e Besëlidhjes në majat e futbollit Shqiptar!

Lexo

Lëvizjet më të fundit në kampin lezhjan, presidencë e re, staf teknik i ri, futbollistë cilësor të nivelit të Superiores, etj, ka entuziasmuar një qytet të tërë, i cili pret me padurim rikthimin e skuadrës së tyre Besëlidhja në eliten e futbollit shqiptar, aty ku ka qënë më herët, aty në fakt edhe i takon.

Më së shumtmi, ato që e kanë pritur më me shumë emocion këtë riorganizim të Besëlidhjes janë pjesëtarët e tifogrupit “Ultras Beselidhja-Dragojt e Veriut”, ato, të cilët që nga viti 2014-të kur u formuan, vazhdojnë të jenë besnik të kësaj skuadre.

 

Njëri prej tyre është edhe Aniano Gega, ndër mbështetsit kryesor të tifo-grupit “Ultras Beselidhja-Dragojt e Veriut”, i cili ka vite që e pret rikthimin e Besëlidhjes ne majat e futbollit Shqiptar.

Në një prononcim për Veriu Sport, Aniano Gega, përcjell kënaqësinë rreth lëvizjeve më të fundit në kampin lezhjan, duke pasur besim të plotë tek serioziteti i drejtuesve për rikthimin e Besëlidhjes në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

Aniano, diçka për grupimin, “Ultras Beselidhja-Dragojt e Veriut”, i cili pritet të jetë mbështetësi kryesor për Besëlidhjen e sezonit 2025-2026.

Tifo Grupi Ultras Beselidhja Dragojt e Veriut, gjenezen kryesore e ka me organizimin ne sezonin 2014- 2015 ku i ndoqem dhe mbeshtetem ekipin ne te gjitha takimet brenda dhe jashte fushe. Na u vendosen ne dispozicion autobuset falas nga Kryetari i Bashkise i asaj kohe z. Vitor Tushaj, por pa mundur ta realizojme objektivin ne ndeshjen e play of ne Puke perballe Terbunit. Atehere Beselidhja kishte nje ekip mjaft cilesor me emra te njohur si Jakupi, Malo, Mucollari, Semina, Altin Hoxha etj. Tifo Grupi vazhdoi me vone ne mbeshtetje dhe te Basketbollit kur ekipi doli ne Superlige. Tashme kane kaluar disa vite dhe shume nga mbeshtetesit e tifo grupit jetojne ne emigrim dhe faqja zyrtare vazhdon te jete aktive ne sherbim te tyre per ti mbajtur sa me afer ekipit Lezhjan.

Si ështe pritur nga ambjenti lezhjan afrimi i drejtuesve të ri tek ekipi Beselidhja?

Jemi shumë të kenaqur me drejtuesit e rinj, pasi të afrohen Biznesmen si ai i rangut të Fushajt që është një nder ndertuesit e parë mbas 90′ tregon që investimi tek Beselidhja do jetë mjaft serioz dhe me një projekt afatgjatë. Shkodranët e njohin mjaft mirë futbollin dhe ajo qe na ngroh është që Presidenca duke qenë se përpara disa vitesh ka drejtuar Vllaznine në nivele te larta mendoj që rikthimi i Beselidhjes në eliten e futbollit Shqiptar është thjesht një çështje kohe.

Merkato, me emra të nivelit të nivelit të Superiores, duket se është sinjali parë për Besëlidhj re.

Jemi shumë të kenaqur dhe me afrimet në skuader, pasi ekipi u ndertua shumë vonë në muajin shtator dhe te gjesh futbolliste cilesor si Kruja, Hila, Neziri, Karakaci etj, që me eksperiencen e tyre kanë nxjerr ekipe në Superligë nuk eshte e lehte qe ti afrosh te luajnë në Kategorine e Dyte qe realisht nuk eshte nje Kategori qe i pershtet ekipit te Beselidhjes.

Si e shikoni vazhdimësinë e Besëlidhjes?

Mendoj qe nderhyrjet e shpejta te Presidences, si ne stafin drejtues me ne krye lezhjanin Malota, futbollistet cilesore, investimin qe ka filluar dhe po behet ne riparimin brenda ambjenteve te stadiumit, vendosjen e stolave etj, mendoj qe kalimi ne Kategorine e Pare eshte nje çeshtje kohe, por keshilla ime do ishte investimi tek brezat e ardhshem ne Lezhe pasi Beselidhja aktualisht nuk ka ekipe grupmoshash.

Keni ndonjë mesazh për sportdashësit lezhjanë?

Realiteti është që Besëlidhja ka pothuajse mbi 20 vite qe nuk është në nivelet e saj me të mira ndaj qellimi i vertet mendoj une është të riktheje njerezit ne stadium ku po te shohim brezin qe kane lindur ne vitet 60′- 70′ mund të kenë shumë vite pa e ndjekur Besëlidhjen në shkallët e stadiumit Beselidhja. Kjo besoj që me kalimin e kohës do realizohet pasi Lezha eshte një qytet që e do futbollin.

Ju faleminderit për intervistën dhe suksese Besëlidhjes.

Falenderimet shkojnë edhe për Veriu Sport, që vazhdon të pasqyrojë me korrektesë dhe profesionalizëm sportin lezhjan në përgjithësi.

Intervistoi: Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img