(Intervista-Video) Edi Martini, në prononcimin e parë mediatik, si trajner i Vllaznisë: “Rikthimin në Shkodër, e quaj më tepër përgjegjësi sesa kënaqësi! Do të mundohem nga mëngjezi deri në darkë me iu përkushtu punës për të arritë më të mirën e mundshme”!

“Nostagji patjetër, shumë vite larg Vllaznisë. Është kënaqësi dhe ëndërr për gjithësecilin të jetë trajner i Vllaznisë, aq më tepër për një shkodran, por du me thanë se është një detyrë shumë e zorshme, sepse dihet që në Shkodër, gjithmonë kërkohet maksimumi i mundshëm. E quaj më tepër si përgjegjësi sesa si kënaqësi, por kam me bashkëjetu me këtë përgjegjësi çdo ditë, do të mundohem nga mëngjezi deri në darkë me iu përkushtu punës për të arritë më të mirën e mundshme.”

Këto ishin fjalët e para të trajnerit të ri të Vllaznisë, Edi Martini, në komunimin që pati me median në ditën e parë të prezantimit me skuadrën kuqeblu, në këtë rikthim pas 15 vitesh në pankinën kuqeblu.

Më tej, duke iu përgjigjur interesit të medias, tekniku Martini, foli edhe për punën që po bëhet në përforcimin e skuadrës me elementin e duhur, mbi bazën e të cilit më pas shkohet tek objektivat.

Duke folur me emra konkret, përpos Krujës që është zyrtarizuar, Martini, bëri të ditur se në process e sipër zyrtarizimi janë edhe Gurishta, Hakaj, Mala, Mensah.

Edhe pse pista kosovare është shfaqur si prioritare për merkaton e Vllaznisë, Martini, theksoi se stafi është nën vëzhgim, nga Afrika në çdo vend të Rajonit këtu,

Sa i përket përgatitjeve, Martini bëri të ditur se skuadra do të qëndrojë në Shkodër deri me datë 22 qershor, ndërkohë që më pas do të zhvendoset jashtë vendit, ku brenda pak ditëve do të vendoset vendi mes 2-3 alernativave që janë afruar.

I shpallur kampion si futbollist me Vllazninë, kampion me Teutën si trajner, për Martinin tashmë objektivi është për ta shpallur Vllazninë për herë të 10-të kampion, gjë për të cilën thotë se do ta ndërronte me gjithçka ka arritur duke vendosur yllin në tabelë si dhuratë për tifozët shkodranë.

Në fund, Edi Martini, shpreh kënaqësinë që ka përkrah në cilësinë e drejtorit sportive të KF Vllaznia, ish kolegun e suskesshëm të fushës së futbollit, Vioresin Sinani.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edi Martini, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu