Friday, September 19, 2025

(Intervista-Video) Namik Mehmeti: Trajneri Edi Martini, i duhuri për ta nxjerrë Vllazninë kampione! Gazetari sportiv shkodran i kënaqur për startin e kuqebluve. Emocionuese fitorja me Partizanin!

Lexo

Për gazetarin sportiv Namik Mehmeti, trajneri Edi Martini, është i duhuri për ta nxjerrë Vllazninë kampione. Gazetari veteran që e ka ndjekur Vllazninë që nga fusha e vjetër pranë ish Zonës Industriale, më pas në stadiumin “Vojo Kushi”, për të vijuar me stadiumin “Loro Boriçi” është i kënaqur me këtë Vllazni të sezonit futbollistik 2025-2026.

Edhe pse gjatë periudhës së viteve të fundit, jeton mes Shkodrës dhe Firenzes, ku ka familjen e tij, sa herë është në Shkodrës ndjen shumë emocion teksa ndjek ndeshjet e Vllaznisë në mitikun “Loro Boriçi”, siç ndodhi edhe në supersfidën Vllaznia-Partizani.

Gjatë prononcimit për Veriu Sport, Mehmeti, sqaron se këtë ndeshje e ndoqi prej së afërmi në tribunën VIP të “Loro Boriçit” nën shoqërinë e futbollistëve veteranë: Rauf Çanga, Ahmet Meta, Xhevdet Basha, etj, duke kujtuar edhe duelet e shumë viteve më parë mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Ndër to, Namiku, kujton dy fitore të tjera ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 4-1. E parë në vitin 1983 në stadiumin e mëparshëm “Vojo Kushi”, si dhe tjetra në fushën e vjetër të Zonës Industriale kur Partizani ishte në kulmin e tij, ndërkohë që Vllanzia përfaqësohej në portë me Shefki Boshnjakun, Muhamet Dibrën, Esat Bushatin, Ali Tepelinë, Ali Kullollin, Qamil Medjen.

Ndërsa, sa i takon sfidën e së dielës, Teuta-Vllaznia, gazetari veteran Namik Mehmeti, e konsideron shumë të fortë, ku të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve të rëndësishme, Vllanzia ndaj Partizanit dhe Teuta ndaj Dinamos në mesjavë për ndeshjen e prapambetur të javës së parë.

Për Mehmetin, Edi Martini, rikthehet në Durrës, aty ku i ka fituar të gjitha në krye të Teutës, tritullin Kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, me një Vllazni në kulmin e saj duke i pasur të gjitha mundësitë që kthehet në Shkodër me fitore.

(Video) Prononcimin e plotë të gazetarit sportive veteran, Namik Mehmeti, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img