Sot, prej ores 20:45, Vllaznia luan nje ndeshje shume te rendesishme duke u ndeshur ne transferte me islandezet e Rejkjavik, ndeshja e kthimit e turit te dyte te Uefa Conference League, nderkohe qe e para eshte fituar nga Vllaznia ne “Loro Boriçi” 2-1. Ne prononcimin e dhene perpara ndeshjes, nje nga futbollistet me me pervoje te Vllaznise, Erdenis Gurishta, i konsideron te barabarte shanset per kualifikim, por nder te tjera shprehet optimist se kuqeblute do te shkojne ne turin e trete te Conference League.
Fitorja në Shkodër ju jep më shumë besim për kualifikimin?
Padyshim fitorja në Shkodër është një plus i madh pasi vijmë me moralin e lartë, kemi një gol në avantazh, sido që të shkojë ndeshja ne nuk jemi të dorëzuar sepse 2-1 është një rezultat që të mban në lojë deri në fund, presioni është tek ekipi kundërshtar, ne nuk kemi fare presion dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, por duhet tja lemë fushës.
Punën më të madhe mendohet se e ka reparti i mbrojtjes nesër, a jeni fokusuar te aspekti që mos të pësoni?
Shiko, padiskutim që reparti i mbrojtjes duhet të jetë i fokusuar gjatë 90 minutëshit sepse Vikinguri ka një ekip të fortë me sulmues të mirë, janë edhe në ritëm, fizikisht të mirë, siç dihet në Islandë kampionati është para nesh për kushtet atmosferike, pra janë në gjysmë të kampionatit, dhe duhet të jemi fokusuar sidomos në repartin e mbrojtjes. Por nuk kemi ardhur këtu vetëm për tu mbrojtur por edhe për të zhvilluar lojën tonë, e dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, por ndonjëherë vështirësitë sjellin lumturi në fundin e ndeshjes.
Ju që keni pak më shumë eksperiencë a keni folur me çunat për peshën e ndeshjes?
Patjetër ne që quhemi me eksperiencë duhet të marrim përgjegjësi, e dimë rëndësinë e ndeshjes, kemi folur edhe me çunat e rinj që nuk kanë shumë eksperiencë ose e kanë për herë të parë në arenën ndërkombëtare. Jemi të gjithë bashkë dhe besoj që gjithçka do të jetë në rregull.
Gurishta, një vit më parë Vllaznia ka qenë në këtë qytet, ka luajtur me ekipin Valur dhe ka pasur mbështetjen e tifozerisë shqiptare dhe mes tyre shumë shkodranë të cilët pritet të jenë të shumtë sot. Mendoni se do të jetë një armë plus mbështetja e tyre?
Normalisht që mbështetja e tifozëve është armë plus, por e dimë që është një vend i largët edhe është e pamundur të vijnë shumë tifozë. Por gjithsesi tifozeria shkodrane e ka gjetur mundësinë për të na mbështetur në çdo vend.
E kam fjalën për tifozët që jetojnë këtu në Rejkjavik…
Tifozët që jetojnë këtu normalisht i mirëpresim dhe do të jenë një mbështetje për ne.
Futeni si favoritë?
Pas ndeshjes së parë që fituam 2-1 e dimë që është një mundësi shumë e mirë dhe reale për të kaluar në turin e tretë. Ndoshta para ndeshjes, emisionet apo gazetarët e kanë cilësuar favorit Vikingurin, por me ndeshjen e parë e kemi ndryshuar mendimin që kanë pasur. Dhe tani flitet që ndoshta jemi 50 me 50, por besoj që me ndeshjen e parë treguam karakter duke e kthyer ndeshjen nga 0-1 në 2-1 dhe kemi pasur shumë mundësi të mira për të shënuar golin e tretë, mendoj që shanset janë të barabarta, thjesht duhet të jemi të përqëndruar, karikuar dhe fokusuar gjatë gjithë ndeshjes që të japim më të mirën tonë.
Për të shkuar në turin e tretë janë 3 rezultate në tavolinë, fitore, barazim por edhe me shtesë. Si mendoni se do të shkojë Vllaznia?
E rëndësishmë është që të shkojmë në turin e tretë, pastaj a shkojmë me shtesa, a shkojmë me 90 minuta, duke fituar a barazuar, kjo ka pak rëndësi, e rëndësishme është vetëm të kalojmë në turin e tretë.
(Video) Prononcimin e plote te futbollistit kuqeblu, Erdenis Gurishta, mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE