Saturday, September 21, 2024

(Intervista) Zv. trajneri Hima dhe trajneri Colella flasin pas ndeshjes Laçi 3-2 Partizani

Lexo

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Partizanit me rezultatin 3-2 duke marrë 3 pikë të arta të cilat jo vetëm që e largojnë nga zona e rënies por e afrojmë me vetëm 3 pikë larg nga zona europiane. Pas ndeshjes, për Oversport, zv.trajneri i kurbinasve Klevis Hima, u shpreh:

“E nisëm jo aty ku duhet por mendojmë që të pësojmë gol e më pas të luajmë e të kthejmë ndeshjen. Luajtëm mirë pas barazimit. Deri te goli i tretë ishim shumë mirë por më pas ra psikologjia dhe hasëm vështirësi.

Pse nuk del Nica në media? Herën e parë ndoshta ngaqë ishte në Durrës ndërsa tani ndoshta e ka për fat, nuk ma ka treguar.

Me këto 2 fitore jemi më të qetë, kemi bërë  shumë gabime sidomos në shtëpi. Po tregojmë nga ndeshja në ndeshje që mund të shohim më lart.

Trajner i parë në të ardhmen? Unë në Laç ndihem në vendin tim, si i parë si i dytë mua më intereson vetëm Laçi. Dua ta shoh sa më lart, pse jo edhe kampion. Në të ardhmen këtë punë kemi e do të shohim.”

Giovani Colella ka folur pas humbjes 3-2 kundër Laçit në transfertë. Ai pranon se një tjetër fitore e Tiranës, i nxjerr të kuqtë nga lufta për titullin kampion:

“Kemi zhvilluar 10 minuta të këqija dhe pësuam golat. Diferencat kanë qenë që ishin mjaft agresivë në këto 10 minuta dhe shënuan. Të vjen keq sepse e përballuam këtë ndeshje shumë mirë.

Problemet fizike? Nëse do të kishte skuadra probleme fizike nuk do të bënim një pjesë të parë si sot. Nuk është aspak një problem fizik.

Ndeshjet e ardhshme? Nuk do të ndryshoj asgjë. Nëse Tirana fiton, jemi jashtë luftës për titull. Do të luajmë kampionatin tonë dhe më pas të shohim. Nuk do të ndryshojmë gjë.

Ndryshimet taktike? Nuk është se ka ndryshuar skema e lojës deri në 5 minutat e fundit. Ndoshta ka qenë një ndryshim në minutat e fundit kaq i rëndësishëm. Duhet të them që edhe goli i dytë që pësuam ishte nga një luftë individuale e lojtarëve. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndeshja është zgjidhur nga një kontrast që nuk arritëm ta fitonim. Mendoj se nuk përbën diferencë shumë kjo”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img