Tuesday, November 26, 2024

(Intervista)Trajneri i Partizanit, Kolela flet pas fitores ndaj Egnatias, 2-1

Lexo

Italiani i pankinës së kuqe: Sot fituam me zemër. Egnatia duhet përgëzuar për lojën e bërë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar me moderatoren Hygerta Sako, ka pranuar se ka shumë punë për të bërë me skuadrën. Përtej fitores, italiani i ka bërë komplimente Egnatias për lojën e zhvilluar. “Egnatia bëri një ndeshje të mirë dhe luajti më mirë se ne dhe e meritoi sipas meje të ishte në avantazh në pjesën e parë. Pastaj në të dytën kemi ndryshuar diçka në aspektin taktik dhe na shkoi më mirë, por ka shumë për të punuar. Sot Egnatia nuk e meritonte të humbiste. Futbolli është kështu, me raste meriton të fitosh dhe të humbasësh, apo e anasjellta”, thotë Kolela

Madje i pari i pankinës së kuqe e ka cilësuar një fitore me zemër. “Por është e vërtetë që janë ndeshje të rëndësishme për të fituar, e kemi fituar me zemër dhe me kurajë. Ka shumë për të punuar, marrim tre pikët dhe komplimente Egnatias për gjithçka që ka bërë”.

Shumë pak stërvitje me skuadrën. Megjithatë për të është e rëndësishme starti me fitore. “Unë kam bërë 9 stërvitje me këtë ekip dhe janë shumë pak. Jemi ende një kantier i hapur dhe kemi shumë gjëra për të bërë. Sot marrim gjërat e mira që është dëshira për të fituar, zemra që vumë në fushë dhe e marrim këtë me vete nga kjo ndeshje. Shumë lojtarë vuajtën se nuk ishin në maksimum, megjithëse në pjesën e parë nuk luajtën keq. Në pjesën e dytë u përmirësuan. Unë jam trajneri dhe duhet të përmirësohemi vazhdimisht”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img