Argjentinasi, Matias Tatangelo, ka marrë drejtimin e ekipit Apolonia. Pas drejtoi për afo tre muaj ekipin e KF Shiroka të Kategorisë së Tretë, Tatangelo, bëri një hap përpara duke u emëruar trajner i parë i ekipit fierak, Apolonia.
Në të vertetë, duhet thënë se ai bëri dy hapa përpara, sepse trajnimi në kategorinë e tretë është ngjitur direkt në të parë, si trajner i Apolonisë. Debutimi i tij i parë me skuadrën fierake do të jetë këtë të dielë në takimin që Apolonia do ta luajë në shtëpi me Korabin.
Kurse ndihmës të parë do të ketë Rudin Nakon, i cili do të vazhdojë detyrën si zëvendëstrajner. Ishte vetë presidenti Koço Kokëdhima, së bashku me drejtorin sportiv Ilir Murtezi që e kanë prezantuar atë para ekipit. Procedurë që zgjati 10 minuta dhe tekniku direkt nisi nga puna. Sot në mesditë në orën 15:00 doli në fushë dhe kreu të parën seancë stërvitore.
39-vjeçarin Matias Tatangelo e shoqëron një CV mbresëlënëse, pasi citohet se ai ka drejtuar shumë klube kryesisht në Argjentinë, por edhe në shtete të tjera të Amerikës Latine, si dhe në Republikën Domenikane. Bëhet fjalë për CA Jorge Neëbery, Atlético Mictlán, Club Deportivo Serrato Pacasmayo, Inter RD, Club Sport Ancash, CD Santa Rita, Fuerza Amarilla SC, Sanarate FC, CD Malacateco, Santa Lucía Cotzumalguapa FC, Cobán Imperial.