Monday, November 25, 2024

Ish trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, flet për largimin e Josës nga Vllaznia

Lexo

Ish trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ndër të tjera, ka komentuar edhe largimin e trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i kuqebluve. Sipas tij, kur në një skuadër mungojnë rezultatet, nuk mundesh të largosh lojtarët, gjithmonë e pëson trajneri”.

“Normalisht që diçka ka ndodhur, të shkarkohet një trajner nuk është diçka momentale. Përforcimet e bëra dhe opinioni i ndërtuar krijoi bindjen se skuadra do konkurojë deri në fund. Por gjatë ndeshjeve, gabimet elementare ishin evidente, ka marrë gola shumë të thjeshtë. Mendoj se humbja brenda me Kastriotin solli dhe lëkundje të mëdha. Sigurisht që nuk mund të heqësh lojtarët, e pësojmë ne trajnerët. Por ndonjëherë duhen dhe ndryshimet për të marrë një tjetër dinamikë”, u shpreh, Agim Canaj, një nga trajnerët e suksesshëm në karrieren e tij sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img