Ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 3-0 ndaj Andorrës. Kristian Asllani, vlerëson grupin kuqezinj

Fitorja 3-0 ndaj Andorrës ka sjellë një frymë pozitive te ekipi. Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët e kësaj sfide, i cili asistoi në golin e parë të kuqezinjve.

Pas sfidës mesfushori theksoi se ekipi reagoi shumë mirë. Ndër të tjera, futbollisti që aktivizohet tek Interi deklaroi: 

“Rezultati ishte gjëja kryesore. Sot kishim topin, ndryshe nga Anglia. Kemi luajtur që nga fillimi dhe sigurisht që arritëm të bënim mirë. 

3-shja me Shehun? Gjithë skuadra ka bërë mirë. Është një futbollist shumë teknik. U gjenda shumë mirë. Luajmë thuajse njëlloj para mbrojtjes. Bëri një ndeshje shumë të mirë dhe gaboi shumë pak. 

Pse tenton të godasësh vetëm me të majtën? Nuk e tentoj gjithmonë. Se di pse kur godas topi këtu shkon ashtu larg. Duhet të përmirësohem se kështu nuk bën. 

Ritual para ndeshjes? Unë nuk kam asnjë, jam shumë i qetë dhe bëj më të mirën”, ka përfunduar mesfushori për “Supersport”.  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu