Sunday, December 22, 2024

Ishte në avantazh 0-1, por mundet nga Laçi 3-1. Magani i zhgënjyer nga futbollistët e tij për pjesën e dytë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Gugash Magani, Laçi-Tirana, 3-1

“Janë disa gjëra të pashpjegueshme. E dyta herë që na ndodh dhe në ndeshjen me Skënderbeun ku skuadra luan në perfeksion në pjesën e parë. Laçi ka ardhur vetëm një herë. Ne kemi dalë, kemi pasur rast për të dyfishuar rezultatin. Bëjmë disa gabime që mendoj ndodhi në futboll, por janë disa gjëra që duhen realizuar me imtësi. Dy golat që morën ishin gabime individuale të qendërmbrojtësit tonë. Nuk e di, u mërzita shumë sepse patëm gjithçka për ta fituar sot.

Do të thoja që është aluduar shumë këto kohët e fundit që Tirana nuk ka marrë rrogat. Mendoj të gjithë skuadrat shqiptare kanë probleme, nuk po futem te pjesa e presidentit, por kur futet lojtari në fushë jep maksimumin. Karakteri i çdo lojtari është që pasi jep maksimumin, atëherë thotë që këtu stop. Kjo nuk ndodhi me lojtarin që ka qenë gjithë kohës ndër më të mirët. Na ndodhi dhe me Dinamon me të njëjtin lojtar. Na ndodhi dhe sot. Nuk dua ta paragjykoj këtë lojtar se është djal shumë i mirë, por mendoj nuk e ka pasur mendjen fare.

Është diskutuar shumë këtë kohë që Tirana ka krizë, por çdo lojtar ka kontratat e veta. Ka të gjithë të drejtën të marrë për atë që i takon djersën e vet, por kur futet në fushë jep gjithçka për gjithçka. Unë kështu mendoj, kështu kam qenë dhe vetë dhe kërkoj skuadrën time. Kjo nuk do të thotë se dua të penalizoj një. Ndodhën disa gabime individuale, vështirë të kuptosh se kjo është Tirana e pjesës së parë dhe kjo e pjesës së dytë. Do analizojmë gjithçka dhe shyqyr ndodhi tani se është dhe gjysma e titullit.

Mund t’ju them se që ditën e parë që kam ardhur te Tirana se është hera e dytë që e drejtoj, punoj me kënaqësi. I kam thënë lojtarëve që duhet ta kenë për nder që kanë veshur fanellën, por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë lojtarë. Pjesa më e madhe jep maksimumin në fushë, këto që janë içik si më të përkëdhelur mendoj nuk kanë dhënë më të mirën për Tiranën. Ju e patë Ndrecën, ka pasur mendim se nuk po jep më të mirën. Ka bërë 4 gola dhe 1 sot, për mua meriton notën më të lartë. Dhe nga portieri dhe të tjerët. Futbolli është lojë grupi dhe të gjithë duhet të përgjegjshëm për punën që bëjnë

Sa më afër jemi portës, aq më i rreptë bëhet mbulimi i hapësira dhe markimi. Nëse do të fillosh nga poshtë lart kur ke presionin e kundërshtarit, mendoj është vetëvrasje. Kjo na ndodhi ne sot, 2-3 herë. Dhe goli që morim, por ishte diëka tjetër më parë. Dhe goli i dytë që lojtari i fundit fare futet në driblim, nuk e kuptoj këtë”, u shpreh trajneri Gugash Magani për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img