Wednesday, November 19, 2025

Ismaili: E rëndësishme është që shkuam në play off, golin e parë të Kejnit mund ta evitonim!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i mbrojtësit të Shqipërisë, Ardian Ismaili, pas ndeshjes Shqipëri-Angli  0-2  

“E rëndësishme është që shkuam në play off, ishte ndeshje e luftuar për 70 minuta nuk ke çfarë bën për golat, luajtëm kundër kampionëve, janë të fortë, por do na shërbejë për ndeshjet e marsit, ti bëjmë tifozët krenarë siç na kanë bërë dhe ata ne. Pata dy dëmtime dy muajt e fundit tani jam ok , jam për të dhënë më shumë se 100%, sa i përket ndeshjes goli i parë mund të evitohej por kur ke presion shumë të madh… I erdhi topi Kejn dhe goditi, fola me arbitrin italian dhe më tha që nuk kishte faull. Dua të them dy fjalë për Gjasulën, ka qenë një çun që nuk e harrojmë, ishte me ne sot në drekë, është si një kapiten i vjetër për ne, urojmë të bëhet trajner. Ti Alban je profesionist dhe zgjedh njerëzit e duhur”, përfundoi Ismajli.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img