Itali e frikshme, azurrët likujdojnë Turqinë 3-0 në ndeshjen hapëse të Europianit, tifozët azurrë ëndërrojnë për trofe

Ashtu siç ishte planifikuar, ora 21.00 e mbrëmjes së premte të 11 qershorit ka sjellë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të futbollit, atë mes Italisë dhe Turqisë, çift ky që bën pjesë në grupin A. Një sfidë e cila në pragndeshje komentohej si e vështirë për italianët duke pasë parasysh vlerat e rritje të futbollit turk të viteve të fundit. Por, realisht ndeshja e luajtur në “Olimpiko” të Romës ka folur tërësisht për skuadrën italiane, e cila doli fituese me rezultatin e pastër 3 me 0. Azurrët kanë dominuar tërësisht takimit, ku megjithë rastet e shumta të pjesës së parë, fraksioni i parë i ndeshjes mbyllet në barazim 0-0.

Një 45 minutësh ky ku nuk kanë munguar dhe pretendimet për 11-metërsh, të paktën në dy momente për italianët dhe në një për turqit, por për gjyqtarët gjithçka ishte e rregullt.

Shpërthimi i italianëve duket se ishte ruajtur në pjesën e dytë të ndeshjes ku

skuadra e drejtuar nga Mançini ka treguar gjithë potencialin e saj, duke mos lënë asnjë mundësi për kundërshtarin. Italianët arrijnë të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 58-të. Demiral ka shkaktuar autogol, duke devijuar në portë një top të krosuar nga Berardi. Një gol që e zhyt më shumë në vështirësi skuadrën e Gunes, ndërsa Italia arrin të gjejë dhe golin e dytë në minutën e 65-të me anë të Imobile.

Nuk vonon shumë dhe Lorenco Insinje ka vendosur emrin e tij në listën e golashënuesve për këtë sfidë. Është pikërisht minuta e 79-të e takimit dhe sulmuesi i Napolit ka konkretizuar një kombinim mes Barela dhe Imobile. Dominim i frikshëm i italianëve, 3-0, që mbetet në fuqi deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit.

Statistika:

  • Italia shënoi tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian për herë të parë.
  • Kjo është hera e parë në historinë europiane që goli i parë i turneut ishte një autogol.
  • Për herë të parë në Kampionatin Europian, Italia shënoi me një autogol.
  • Ciro Immobile tani ka arritur 14 gola me kipin kombëtar, golashënuesi më i mirë së bashku me Balotelli në mesin e lojtarëve aktivë.
  • Në fushë kundër Turqisë, Giorgio Chiellini merr pjesë në Kampionatin e tij të katërt Europian, duke barazuar rekordin e Gianluigi Buffon dhe Alessandro Del Piero.
  • Giorgio Chiellini (36 vjeç e 301 ditë) tani është bërë lojtari më i vjetër në fushë që luan një ndeshje europiane me fanellën e Italisë.
  • Gianluigi Donnarumma (22 vjeç e 106 ditë) është bërë sot portieri më i ri në Itali që luan në një ndeshje midis Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës.
  • 14 goditje për Italinë në pjesën e parë: maksimumi për një skuadër pa gol në pjesën e parë në Kampionatin Europian që nga nga Rusia kundër Greqisë në 2012 (16).
  • Italia goditi 14 herë më shumë se Turqia në pjesën e parë (14-0), diferenca më e madhe në gjuajtjet e pjesës së parë në një ndeshje të Kampionatit Europian që nga viti 2004, kur Hollanda kishte provuar 16 dhe Letonia një.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu