Sunday, August 17, 2025

Italianët nuk i ndahen pankinës së Laçit. Stefano Senigagliesi, trajneri i radhës për kurbinasit

Lexo

Kategoria e Parë do të jetë një mundësi e re për Laçin prej ku do të ndërtojë rrugëtimin, i cili mund të finalizohet me ngjitjen në Superiore.

Klubi në fjalë ka bërë me dije sot se për këtë objektiv në stol do të ulet një tjetër trajner italian. Pas bashkëpunimit me Francesco Moriero-n dhe aventurës disa javore të Rui Amorim, ekipi kurbinas ka zyrarizuar marrëveshjen me Stefano Senigagliesi.

61-vjeçari ka marrë detyrën e re në Kurbin ku pritet që të nisë punë menjëherë pasi starti i kampionatit do të jetë brenda pak ditësh. Italiani në karrierë numëron 146 ndeshje si trajner ku numëron 38 fitore, 47 barazime dhe 61 humbje. Pikët e grumbulluara janë 161, mesatarisht 1.10 pikë për ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img