Pas largimit të dorëhequr të italianit Roberto Bordin, presidenca e Elbasanit nuk ka vonuar për të gjetur trajnerin e ri. Ai është Ivan Gvozdenoviç, i cili edhe ai është një trajner i dorëhequr pak ditë më parë, por duke qënë një trajner i preferuar nga shumë skuadra të futbollit shqiptar, ka zgjatur shumë pak pushimi i tij.
Aventurën e tij të parë debutuese në krye të Elbasanit, serbi Ivan Gvozdenoviç,do të ketë të dielë në përballjen me Vllazninë në kuadër të javës së 17-të të Abissnet Superiore., takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:30.