Sunday, March 15, 2026

Java e 12-të e kampionatit të vajzave. Fitojnë Gramshi, Apolonia, Kinostudio dhe Atletik Klub. Vllaznia ishte pushim, por kryeson e vetme me 30-të pikë, 5 më shumë sesa Gramshi dhe Apolonia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të vajzave u zhvillua këtë fundjavë me katër përballje interesante, ku nuk munguan golat dhe rezultatet që ndikuan në renditjen e përgjithshme.

Sfida e parë e kësaj jave u luajt të shtunën, ku Atletik Klub arriti të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Lushnjës. Në takimin tjetër të ditës, Apolonia mori një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur 3-0 Teutën.

Dy ndeshjet e tjera u zhvilluan të dielën. Kinostudio siguroi tri pikë të rëndësishme pas suksesit 1-0 në transfertë ndaj Partizanit. Ndërkohë, Gramshi dominoi përballjen ndaj Egnatias duke fituar me rezultatin 6-0.

Kampionati i vajzave vijon të dhurojë rivalitet dhe emocione, ndërsa skuadrat luftojnë për objektivat e tyre në këtë fazë të sezonit.

Sipas kalendarit, Vllaznia ishte pushim këtë javë, megjithatë skuadra kuqeblu vazhdon të jetë kryesuese e kampionatit me 30 pikë, e ndjekur nga Gramshi dhe Apolonia me nga 25 pikë, Teuta 21, Partizani 15, Kinostudio 10, Egnatia dhe Atletik Klub Shkodra me nga 7 pikë dhe Lushnja e fundit me 1 pikë.

Rezultatet e javës së 12-të të Kampionati të futbollit për vajza

E shtunë

Atletik Klub 1 – 0 Lushnja
Teuta 0 – 3 Apolonia

E dielë
Partizani 0 – 1 Kinostudio
Gramshi 6 – 0 Egnatia

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img