Java e 14-të e Kampionati Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore do të luhet mesjavën e ardhshme dhe konkretisht të mërkurën dhe të enjten e datave 3 dhe 4 dhjetor 2025.
Të mërkurën, në program janë tre sfida ku dy të para të kësaj jave janë: Teuta – Elbasani dhe Partizani – Bylis, që të dyja me nisje nga ora 16:30.
Dueli i tretë i së mërkurës është derbi kryeqytetas, Dinamo-Tirana, sfidë e cila është planifikuar të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” duke nisur nga ora 19:30.
Dy duelet e fundit të javës së 14-të janë Vora-Vllaznia, sfidë e cila nis në orën 13:30 për t’i lënë vendin duelit të fundit Egnatia-Flamurtari, i planifikuar të nisë në orën 16:30.
Kalendari i Javës së 14-të të Abissnet Superiore
3 dhjetor
Teuta – Elbasani, ora 16:30
Partizani – Bylis, ora 16:30
Dinamo – Tirana, ora 19:30
4 dhjetor
Vora – Vllaznia, ora 13:30
Egnatia – Flamurtari, ora 16:30



