Friday, November 22, 2024

Java e 18-të e Superiores, e fundit për vitin 2023, luhet në tre ditë

Lexo

Superiorja do luajë javën e ardhshme ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Kampionati shqiptar do pësojë ndryshime nga sa kemi parë javët e fundit, pasi do luhet në tri ditë.

Teuta-Dinamo dhe Vllaznia-Skënderbeu, janë dy ndeshjet e para që çelin janë e 18-të, takime këto që nisin në të njëjtën orë, 17:00, të së premtes së 22 dhjetorit. Ballafaqimi i parë luhet në stadiumin “Niko Dovana” që krahas durrsakëve, edhe për Dinamo Cityn, është shtëpia e tyre, kun ë një farë mënyre mund të konsiderohet derbi durrsak.

Ndërkohë, stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë pritësi i çiftit tjetër, Vllaznia-Skënderbeu në një ndeshje, ku pas fitores së kuqebluve ndaj Tiranës, pritet të ketë një dyndje të tifozëve shkodranë.

Një ditë më vonë, të shtunën, në program është ndeshja, Laçi-Kukësi, e programuar të luhet në stadiumin e Laçit duke nisur nga ora 13:30.

E diela e 24 dhjetorit që përkon me festën e Krishtlindjeve është e rezervuar për supersfidën Egnatia-Tirana, që fillon në orën 13:30. Ndërkohë, Partizani-Erzeni, është dueli që luhet në “Arenën e Demave” me nisje nga ora 17:00 të së dielës. Ndeshje kjo që mbyll javën e 18-të mbyllet dhe viti 2023 për futbollin shqiptar.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 18-të Superiore

E premte, 22 dhjetor 2023:

Teuta-Dinamo, ora 17:00

Vllaznia-Skënderbeu ora 17:00

E shtunë, 23 dhketor 2023:

Laçi-Kukësi ora 13:30

E diel, 24 dhjetor 2023:

Egnatia-Tirana ora 13:30

Partizani-Erzeni ora 17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img