Friday, September 20, 2024

Java e 19 e “Abissnet Superiores“ hapet me tre sfida, duele për kreun dhe mbijetesën

Lexo

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot tre nga pesë ndeshjet e javës së 19-të.

Gjithçka nis në Kamëz në 13:45, aty ku Kastrioti luan me Dinamon, me një përballje që luhet në luftën e mbijetesës. Një fitore do i jepte qetësi dinamovitëve, por nga ana tjetër do të zhyste në vorbullën e Kategorisë së Parë krutanët.

Ndërkohë në orën 16:45 do të zhvillohen paralelisht dy duele mjaft interesante. Në kryeqytet Tirana pret Skënderbeun e Migen Memellit për të kërkuar tre pikët e radhës. Korçarët kërkojnë pikët e plota pas katër ndeshjeve “jo”. Ndërsa nga ana tjetër për Tiranën janë tre pikë që do të nxisin edhe më tepër vrullin drejt titullit kampion.

Në krahun tjetër Teuta pret Partizanin. Dy ekipe që gjenden në mesin e tabelës dhe me vetëm dy pikë diferencë nga njëri-tjetri luajnë kartat e tyre për të ndezur edhe më tepër garën europiane.

Superliga – java 19-të:

Sot:

13:45 Kastrioti – Dinamo

16:45 Tirana – Skënderbeu

16:45 Teuta – Partizani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img