Thursday, September 19, 2024

Java e 19-të e Abissnet Superiore në dy ditë, spikat kryendeshja Laçi-Vllaznia, të dielen ora 13:45

Lexo

Ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë me Laçin. Ashtu si edhe në javën e kaluar edhe këtë javë përgatitjet për ndeshjen e radhës po zhvillohen në tapetin e ri të stadiumit “Reshit Rusi” duke përmbushur kështu edhe kërkesat e vazhdueshme të trajnerit Brdeariç, i cili me të drejtë vazhdimisht ka ngritur shqetësimin e infrastrukturës sportive ku stervitet skuadra.

Referuar situatës brenda kampit kuqeblu, shqetësuese për stafin teknik është mungesa e mbrojtësit shqiptaro-maqedonas, Mevlan Adili i cili vuan pezullimin për sfiden me Laçin si pasojë e kartonit të kuq marrë javën e kaluar në transfertë me Kastriotin.

Po kështu, shqetësim për stafin është edhe mungesa e e vlonjatit Ardit Hoxhaj i cili pas dëmtimit të javëve të mëparshme vijon terapinë pranë stafit mjekësor . Por, nga ana tjetër, ka edhe lajme pozitive, siç është rasti i rikthimit në formacion të brazilianit Viktor Da Silva, i cili javën e kaluar mungoi për arsye të skualifikimit me kartonë.

Ndërkohë, një tjetër lajm pozitiv është edhe rikthimi në Shkodër i mbrojtësit senegalez, Diagne, i cili për arsye familjare kishte leje nga klubi Vllaznia për të udhëtuar pranë familjes së tij në Francë. Shtatlarti, i cili duhet pranuar se gjatë javëve të mëparshme ka qënë ndër shtyllat kryesore të prapavijës kuqeblu, pritet të vendoset në formacionin e parë përkrah malazezit Bulatoviç për sfidën me kurbinasit.

Përballja, Laçi-Vllaznia, e vlefshme për javën e 19-të të kategorisë Abissnet Superiore do të luhet të dielen në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 13.45. Po të dielen, në të njëjtin orar luhet edhe sfida tjetër e Superiores, Egnatia-Kukësi. Ndërkohë, java e 19-të e Superiores starton që të shtunën me tre duelet, sipas këtij kalendari: Kastrioti-Dinamo, Tirana-Skënderbeu dhe Teuta-Partizani, ku sfida e parë luhet në orën 13.45 dhe dy të tjerat në orën 16.45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img