Skuadrat do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 21-të të kampionatit.
Duele delikate dhe mjaft të luftuara jan në program,ku dhjetë ekipe do të përplasin brirët mes tyre për tre pikët.
Vllaznia-Partizani, dy skuadrat që vijnë pas fitoreve shumë të rëndësishme në javën e 20-të, kuqeblutë me Dinamon dhe të kuqtë ndaj Teutës, do të përballen të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 16:30.
Po të shtunën, do të luhen edhe dy sfida të tjera, Bylis-Egnatia në stadiumin “Adush Muçaj” dhe Tirana-Flamurtari në stadiumin “Selman Stërmasi”, takime këto që do të luhen paralelisht në orën 13:30.
Ndërkohë për ditën e dielë jan rezervuar përballjet Teuta-Vora në stadiumin “Vora” në orën 13:30 dhe Elbasani-Dinamo në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Fatos LAMAJ



