Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që java e 23-të e kategorisë Abissnet Superiore të luhet në dy ditë.
Katër prej pesë takimeve do të luhen të premten dhe një të shtunën.
Vllaznia-Vora dhe Bylis-Partizani, janë dy duelet e para të ditës së premte, që të dy të planifikuara të nisin në orën 13:30.
Për çiftin e parë, edhe pse kalendari e përcakton të luhet në Shkodër, nisur nga ajo që takimi i fazës që duhej të luhej në Vorë u luajt në Shkodër, ndeshja këtë radhë do të luhet nënë stadiumin e ri të Vorës.
Dy ballafaqimet e tjera të së premtes, i treti sipas radhës, Elbasani-Teuta do të luhet në orën 16:30, ndërkohë që Flamurtari-Egnatia në 19:00.
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo, është ndeshja e fundit e javës së 23-të të Superiores, e planifikuar të luhet të shtunën prej orës 13:30.
Kalendari i ndeshjeve të Abissnet Superiore-java e 23-të
Të premten
Vllaznia-Vora(13:30)
Bylis-Partizani(13:30)
Elbasani-Teuta(16:30)
Flamurtari-Egnatia(19:00)
Të shtunën
Tirana-Dinamo(13:30)
Fatos LAMAJ



