Java e 30-të e Kategorisë së Parë-Përpos Erzenit dhe Valbonës që kan rënë nga kategoria, secila ndeshje një finale më vete për realizimin e objektivave të skuadrave

Dita e nesërme do të sjell gjashtë sfidat e vlefshme të javës së 30-të të Kategorisë së Parë. Në orën 14:00 do të zhvillohen të gjitha takimet e ditës së nesërme,ku vëmendja maksimale do të jetë padyshim në Pogradeci-Vora.

Ekipi blu do të dal në fushë nesër me misionin e vetëm që është ngjitja në Kategorinë Superiore. Vorës i mjafton vetëm një pikë në Pogradec për të siguruar zyrtarisht elitën e futbollit shqiptar,për herë të parë në historinë e klubit. Megjithatë,liqenorët nuk jan aspak një kafshatë e lehtë pasi edhe ata kërkojnë të sigurojnë fazën e Play Off-it.

Flamurtari do të udhëtoj në transfertë për tu përballur me Burrelin ditën e nesërme. Trajneri Pollozhani debuton në stolin e vlonjatëve ndaj ekipit të Bicajt. Flamurtari gjendet i dyti me 5 pikë larg Vorës,ndërsa Burreli në vendin e 4-t me 51 pikë.

Besa e Kavajës pret në shtëpi nesër Erzenin e vendit të fundit. Ekipi kavajas pozicionohet në vendin e 3-të me gjashtë pikë larg Flamurtarit,duke shpresuar për një ndales të tyre. Apolonia do të përballet me Korabin në shtëpi në orën 14:00. Ekipi fierak gjendet në vendin e 6-të të Play-Off,ndërsa ekipi i Korabit në vendin e tetë, një pikë larg zonës së ftohtë.

Lushnja pret në shtëpi nesër Valbonën e vendit të parafundit. Synimi i vetëm për lagunarët është fitorja,pasi duan të sigurojnë një vend për në Play Off. Ndërsa sfida tjetër që do të zhvillohet nesër është Kastrioti-Kukësi. Një përballje direkte për mbijetesë kjo,pasi verilindorët gjenden në vendin e dhjetë me 28 pikë,ndërsa krutanët me tre pikë më shumë në vendin e 9-të.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 30-të të Kategorisë së Parë

Pogradeci-Vora(14:00)

Burreli-Flamurtari(14:00)

Besa-Erzeni(14:00)

Apolonia-Korabi(14:00)

Lushnja-Valbona(14:00)

Kastrioti-Kukësi(14:00)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu