Ekipet e Abisnet Superiore kan kthyer mënjeherë fokusin te duelet e radhës në kampionat. Kështu java e 32-të do të luhet e ndarë në dy ditë. Saktësisht me 30 dhe 31 mars, ku sfida mjaftë të luftuara dhe delikate jan në program.
Të dielën do të zhvillohen tre sfida. Gjithçka do të nis me përballjen mes Skënderbeut dhe Dinamos në orën 17:00, ndërsa në orën 20:00 do të luhet paralelisht në Shkodër dhe Tiranë. Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia-Teuta, ndërsa në “Arenën e Demave” vihen përballë Partizani-Laçi.
Dy sfidat e tjera do të luhen ditën e hënë në dy orare të ndryshme. Bylisi pret Egnatian në “Adush Muçaj” në orën 15:00, ndërsa Elbasani do të pres në “Elbasan Arena” skuadrën e Tiranës,takim ky që do të startoj në orën 18:00.
Të dielën
Skënderbeu-Dinamo(17:00)
Vllaznia-Teuta(20:00)
Partizani-Laçi(20:00)
Të hënën
Bylis-Egnatia(15:00)
Elbasani-Tirana(18:00)
Fatos LAMAJ