Tuesday, December 2, 2025

Java e 6-të e Kategorisë së Parë luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Parë do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën, ku në program që të gjitha ndeshjet të luhen në orën 14:00.

Java nis menjëherë me dy duele të forta, teksa Laçi pret në shtëpi Apoloninë, me synimin për tu rikthyer te fitorja pas disfatës ndaj Skënderbeut, ndërsa në Pogradec do të luhet sfida Pogradeci-Luftëtari.

Katër ndeshjet e tjera jan programuar ditën e shtunë.  Kryesuesit e kampionatit Skënderbeu, do të përballen në shtëpi me Kukësin. Iliria luan ndaj Besës po në shtëpi, Burreli përballet me Korabin, ndërsa Lushnja pret në “Roza Haxhiu” skuadrën e Kastriotit.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 6-të të Kategorisë së Parë

Të premten

Pogradeci-Luftëtari(14:00)

Laçi-Apolonia(14:00)

Të shtunën

Burreli-Korabi(14:00)

Iliria-Besa(14:00)

Lushnja-Kastrioti(14:00)

Skënderbeu-Kukësi(14:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img