Saturday, September 21, 2024

Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën

Lexo

Kjo javë do të hapet me takimin Egnatia-Bylis,që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet edhe një tjetër takim. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Vllazninë në orën 19:00.

Të hënën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së pestë. Laçi-Partizani është sfida e parë e ditës,që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Dy takimet e fundit të javës së pestë do të luhen në orën 19:00.

Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Elbasanin,ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Dinamo-Skënderbeu.

Të dielën

Egnatia-Bylis(16:00)
Teuta-Vllaznia(19:00)

Të hënën

Laçi-Partizani(16:00)
Tirana-Elbasani(19:00)
Dinamo-Skënderbeu(19:00)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img