Emanuela Rusta tregon se mund të jesh e fortë dhe femërore njëkohësisht. Një foto spontane sjell në vëmendje një tjetër anë të gjyqtares shqiptare me stemën e FIFA-s. Një imazh i kapur rastësisht në plazhin e Shëngjinit ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit.
Në të shfaqet Emanuela Rusta, një nga figurat më të rëndësishme të arbitrimit shqiptar dhe ndërkombëtar në një moment të qetë pushimi, larg atmosferës së tensionuar të fushës. E veshur me bikini, me një pamje natyrale dhe trup në superformë, Rusta shfaqet e qetë dhe larg çdo inskenimi. Fotot janë shpërndarë në rrjete sociale nga pushuesit, ndërsa Emanuela merr vëmendje për elegancën dhe natyrshmërinë që përcjell.
Për vite me radhë, Emanuela Rusta ka qenë një emër që ka sfiduar paragjykimet dhe kufijtë gjinorë në sport. Si e vetmja grua që ka gjykuar në nivelet më të larta të futbollit për meshkuj në Shqipëri, ajo ka fituar respektin e publikut dhe institucioneve ndërkombëtare.
Nëse në fushë nuk bëhet asnjëherë protagoniste me bilbilin, ashtu sikurse ndodh me gjyqtarët e nivelit të lartë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në plazh, aty ku me hiret e saj ka marrë vëmendje të madhe. Ky moment i thjeshtë veror, i kapur pa dijeninë e arbitres, tregon se edhe jashtë uniformës, Rusta mbetet po ajo: e fortë, e qetë, e balancuar dhe, siç tregon vetë imazhi, një grua që di të jetë profesioniste dhe femërore njëkohësisht.
Panorama Sport