Trajneri Mirel Josa foli pas ndeshjes së humbur me rezultatin 3-0 ndaj Egnatias. Tekniku i Bylisit shprehu zhgënjimin e tij, për golat e pjesës së dytë.
“Menaxhuam lojën mirë në pjesën e parë, por të menaxhohet mirë nuk duhet të qëndrosh vetëm në mbrojtje. Duhet t’i jepnim oksigjen lojës tonës sulmuese. Pjesën e dytë nuk u rrezikuam deri në momentin e golit. Hoqëm një mesfushor dhe futëm një tjetër më sulmues. Duhet të kishim më shumë durim në qarkullimin e topit dhe të kujdesshëm më tepër.
Nuk patëm qartësinë e duhur. Duhet të luanim me Muriç dhe me sulmuesin që duhet të vertikalizonte më tepër. Me përparimin e Alijev përpara dhe mos mbylljen, sidomos nga Kamara në krahun e djathtë. Pastaj në momentin kur dolëm me dy mesfushor qendre dhe një organizator përpara, aty humbëm shumë. Duhet të ishim më të detyruar. Ishte vendosur gjithë mbrojtja te goli i parë, por duhej edhe Koxhi”, u shpreh Mirel Josa për “RTSH”.


