Saturday, March 21, 2026

Josa: “Flamurtari na vështirësoi në pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, ishim më të qartë. Ishte ndeshje që duhej fituar”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylisi ka arritur një sukses të rëndësishëm përballë një kundërshtari direkt në garën për mbijetesë, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-1 në stadiumin “Adush Muça”, në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Në përfundim të sfidës, trajneri Mirel Josa dha deklaratën e tij për mediat:

“Ishte ndeshje që duhej fituar. Luanim ndaj një skuadre që ishte ndërtuar për të fituar. Në momente të veçanta ata na vendosën në vështirësi. Kishin dy mundësi në pjesë e parë.

Në minutat e fundit dolëm pak më të mbledhur si skuadër. Në pjesë e dytë, gabuam më pak. Në 4-5 minutat e fundit, ne ia dolëm të mbyllnim ndeshjen. Rasti i Trashit ishte faull për ne. Pas barazimit, nuk kisha asnjëlloji shprese. Nuk jam mësuar ta fus fatin në ndeshjen, ama sot kështu ndodhi. Mos të harrojmë, fati ndihmon më të mirët. Presioni nga dy mesfushorët e qendrës, nuk doja të bëhej në krahë. Përgjoni që në minutën e 2-3 mori goditje në kofshë.

Në pjesën e dytë, kishte një kontraktim, prandaj e zëvendësova. Në mesfushë doja të ishim me dy qendra. Flamurtari na vështirësoi në pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, ishim më të qartë.

Lojtari portugez që kemi në skuadër, luan mirë, është i shpejtë. Sulmuesi kryesor nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Zëvendësuesit ishin mjaft të qartë si Muric, i cili ishte i kthjellët kur kishte topin në këmbë, pa harruar gjendjen fizike jo më të mirë. Nuk do isha i kënaqur me 1 pikë”.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img