Sunday, January 18, 2026

Josa i shqetësuar për humbjen me Flamurtarin por edhe për largimin e mundshëm të disa lojtarëve të Bylisit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Bylisit, Mirel Josa, pas ndeshjes, Flamurtari-Bylis 3-0

“E para e punës, u futëm në një ndeshje të kontrolluar, në 20-25 minuta ishte e kontrolluar. Që nga momenti kur pësuam golin, nga një gabim individual, se topi kur vjen nga krahët kurrë nuk kthehet në qendër. Normalisht, duhej të ishim futur me më shumë iniciativë për të formuar lojën, qoftë nga Malomo, qoftë nga mesfushorët e qendrës, këto na penalizuan. Bëmë dy ndryshime direkt në fillimin e pjesës së dytë, pritnim efikasitet nga e gjithë skuadra, por goditja që pësuam me golin e Markut, pastaj na shoi fare nga të gjitha pretendimet që kishim.

Thjesht ne ishim 4-4-1-1 dhe kishim thënë Malomos dhe Mustafa të kishte presion në dy mbrojtësit e qendrës, në krahun ku do luhej topi. Kishim thënë të mos lëvizte as Trashi, as Urbaez. Ky ishte një problem shumë i qartë si për Mustafa, ashtu edhe për Malomon. Ne nuk besoj se u çamë nga ata, se edhe Flamurtari do bënte lojën e vet, do dilte në sulm me Trashin, e dimë që ndërton nga e majta. Problemi është që do shkojë topi në zonën tonë, jo në diagonale, ne të mos kalojmë topin, por ta kthejmë në zonën tonë. Ky është gabimi, problemi më i madh ishte që ne humbnim topin në qendër të mesfushës.

Problemi ishte kur shkonte topi në të djathtën e nuk funksionoi krahu i djathtë i yni, Radu merrte topin në një zonë të ngushtë. Në vend të kishte mbështetje mbrapa me të, shkonte përpara dhe ky ishte problemi i madh për mua.

Më shqetëson se pësojmë golin shumë lehtë. Më shqetëson jo vetëm tani, por edhe mënyra se si do të rikuperohemi, qoftë psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht.

Bruno është mungesë e madhe, por këto lojtarë kemi. Disa nga ata janë me mendje për të qëndruar, apo larguar, nuk e di këtë punë. Ata që janë të bindur për  të qëndruar… nuk ka mundësi që t’i jap minuta lojë nëse ka mendjen të largohet ndonjë”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img