Monday, November 25, 2024

Josa: “Më vjen keq që na mposhti një skuadër e cila luajti 24-orë pas nesh, nuk meritonim pikë”

Lexo

Pas disfatës 1-2 ndaj Partizanit, trajneri i Laçit, Mirel Josa foli në emsionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se ekipi i tij nuk meritonte pikë nga kjo sfidë, ndërsa shtoi se i vjen keq që u mundën nga një skuadër e cila ka luajtur 24 orë pas tyre, referuar ndeshjeve të mesjavës në Kupë.

“Problemi nuk është te rivalët por te vetja jonë se vinim pas një ndeshje të Kupës ku kishim përmirësime, por sot bëmë një hap mbrapa. I kishim linjat larg dhe Partizani i shfrytëzoi, u vonuam të shkonim përpara. Pjesa e parë ishte shumë negative dhe mund të them se humbëm ekuilibrat. Në të dytën u goditëm në momentin më të mirë për një pakujdesi. Partizani menaxhoi situatat siç duhej”.

Mungesë fati, edhe goli i anuluar në pozicion jashtë loje? “Derisa ishte goli në pozicion jashtë loje nuk dua ta diskutoj. Veliaj pati një rast në pjesë të parë dhe për atë më vjen keq, por ne nuk meritonim pikë në ndeshjen e sotme.

Duhej të ishim më të përqendruar te goli i parë i Partizanit dhe në shumicën e rasteve ato harkime përfundojnë në gol nëse shërbimi është i mirë, ndaj duhej të ishim më të kujdesshëm, edhe te penalltia njësoj.

U mundëm nga një skuadër që ka luajtur 24 orë pas nesh dhe për këtë më vjen edhe më shumë keq. Gabimet i kemi analizuar, por duhet të bëjmë më pak. Në këtë periudhë nuk ka më ndeshje brenda apo jashtë, ndaj problemi është si interpretohet loja. Mbrojtësit anësorë lanë shumë hapësira dhe distanca ishte e madhe nga mesfusha dhe qendërmbrojtësave ”, u shpreh Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img