Pas 3 ndeshjeve pa fitore në Superiore, Elbasani është rikthyer te triumfi ndaj Bylist në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, trajneri i Bylisit, Mirel Josa, deklaroi:
“Kësaj mund t’i thuash pozitivitet dhe negativitet. Në atë moment pësuam edhe golin e parë. Nuk mund t’i futem problemeve, ishte apo faull, karton i kuq apo jo. Loja ishte në ekuilibër deri në minutën e 23-të, nuk rrezikoi në portën tonë. Ne duhet të ishim më të qetë. Pastaj u prishën ekuilibrat në lojë, kartoni i kuq na futi në dilema. Erdhi edhe penalltia pastaj. I jap merita lojtarëve si u ngritën psikologjikisht dhe shënuan gol, në moment të favorshëm për ne sepse kishte minuta shumë.
Më shumë guxim? Ne futëm dy lojtarë krahu, që kanë treguar veten qoftë në stërvitje, qoftë me Vllazninë, që ishin lojtarë të shpejtë. U barazua edhe vendosja e ekipeve, u vendosën njësoj. Përsëri në disavantazh dhe donim ta çonim ndeshjen deri në fund. Presioni mbi Elbasanin në atë momente, ne duhet të ishim më të qetë. S



