Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, konfirmon ndryshimet në formacion për ndeshjen e nesërme me Universitatenë e Craiovës, takim ky i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.
Që do të ketë ndryshime në formacionin e parë të Vllaznisë për ndeshjen e kthimit me Universitatenë, një gjë e tillë është përfolur që pas ndeshjes së parë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.
Shkak për këto lëvizje me sa duket u bënë ndryshimet për mirë të lojës që dhanë disa nga futbollistët e aktivizuar në pjesën e dytë.
Ndryshimet në formacion, i konfirmoi vetë telniku kuqeblu Mitel Josa gjatë një lidhje direkte që pati nga Craiova me RTSH Shkodra.
Pyetjes së bërë nga kryeredaktori i Rtsh Shkodra, Adrian Hoti per një temë të tillë, Josa u përgjigj menjëherë. “Po, do të ketë ndryshime në formacionin e parë. Këto do të jenë në emra krahas me ato që e filluan nga minuta e parë një javë më parë në “Loro Boriçi”. Por, mund të them se nuk do të ketë ndryshime në rreshtim, në mënyrën e lojës së skuadrës.”, theksoj Josa në lidhjen e tij të drejtpërdrejtë nga Craiova për Rtsh Shkodra.