Monday, September 16, 2024

Josa sqaron çështjen “Vulaj”: Është pjesë e skuadrës po stërvitet normalisht, kur ti vij shansi me lujt, bujrum!

Lexo

Shqiptari me banim në Tuz të territorit malazez, Kristian Vulaj, është kthyer në një çështje te Vllaznia. I spikatur në kampionatin malazez në ekipin e Deçiqit, por edhe pjesë e kombëtares së Malit të Zi, drejtuesit e Vllaznisë preferuan ta bënin të vetin Vulaj duke e konsideruar kështu një blerje shumë të rëndësishme të sezonit.

Por, gjërat nuk shkuan si duhet për Vulajn. Fillimisht, aktivizimet e tija si zëvendësues në ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë fazës përgatitore në Austri, u argumentuan me formën jo të mirë fizike që kishte Vulaj në atë periudhë. Më pas, gjërat filluan të marrin drejtim tjetër, ku Vulaj nuk shikohej më si lojtar i rëndësishëm për Vllazninë. Ndonjë aktivizim spontan nga fundi i ndeshjes, ndërkohë që në vazhdim, as në nxjemjen e zakonshme të zëvendësuesve në pistë nuk u pa më.

Një situatë e tillë nuk u anashkalua nga opinioni sportiv, i cili për hirë të së vertetes ka ditë të tëra që zien me komente nga më të ndryshmet duke dashur të dije se si qëndron e verteta.

Një enigme të tillë, për të ditur se çfar bëhet me Vulajn, i ka dhënë sqarim trajneri Mirel Josa, i cili i pyetur direkt për këtë temë në konferencën e shtypit, ka sqaruar:

”Vulaj është pjese e skuadrës, po stërvitet normalisht me skuadrën dhe kur t’i vijë shansi për të luajtur, do të luajë. Une kam folur edhe personalisht me të, jo vetem tani, por që ditën e parë që ka ardhur në skuadër.  Dhe kur t’i vije shansi për të luajt, do të mundet ta bëjë këtë gjë. Fusha aty është, bujrum për të dhe për çdo futbollist tjeter, duke filluar që nga më i riu këtu dhe jo më Vulaj për të cilin klubi ka shpenzuar një kosto të konsiderueshme financiare. Unë kam një parim pune që skuadra e cila fiton, nuk ndryshohet dhe si rrjedhojë nuk do ta ndryshoj këtë gjë as tani tek Vllaznia. Por, e përsëris, që çdo futbollist do ketë shanset e tij për të luajtur dhe për të treguar vlerat e tij”, u shpreh tekniku kuqeblu, Mirel Josa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img