Kaina shënoi golin e gjashtë sezonal në Superiore me Kastriotin. 24-vjeçari brazilian zgjidhi takimin me Partizanin dhe i dhuroi krutanëve tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën.
Sulmuesi foli për “Gol pas Goli” në Supersport pas suksesit 1-0, duke u shfaqur plot besim se Kastrioti do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
“Jam shumë i lumtur për këto paraqitje, falënderoj Zotin. Ndihem shumë mirë me skuadrën, jam shumë i lumtur që po ndihmoj Kastriotin të marrë pikë të rëndësishme.
Kam shumë besim se Kastrioti do të qëndrojë në Superiore. Gjithë skuadra punon së bashku, të gjithë kanë besim. Kemi edhe mbështetjen e trajnerit dhe stafit, të gjithë kemi besim se do të qëndrojmë në Superiore”, deklaroi Kaina.