Monday, November 25, 2024

Kalçeto-Rajoni Shkodër/Kryendeshja e javës së tretë. “Air Albania” sfidon “Panters” 3-1 dhe kryeson kampionatin me 30 pikë

Lexo

“Air Albania” – “Panters”, ka qënë kryendeshja e Javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit amator 5×5 që po zhvillohet për herë të parë në Rajonin e Shkodrës. Përballë njëri tjetrit kanë qënë Air Albania e vendit të parë me Panters të vendit të dytë të renditjes.

Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe në këtë futbollistët e “Air Albania” kanë qënë të suksesshëm në fushën e lojës duke arritur të fitojnë 3 me 1 përballë rivalit direkt, Panters. Me këtë fitore, Air Albania shkon në kuotën e 30 pikëve duke vijuar të kryrsojë kampionatin, dulke iu shkëputur ndjeshëm rivalit direkt Pantes, tashmë me 13 pikë diferencë.

Një paraqitje të mirë në këtë javë ka bërë edhe ekipi i Vllaznimit, i cili mundi me rezultatin e thellë 9-4 ekipin e Don Boskos. Ndërkohë, dy takimet e tjera, Manchester – Gur i Zi dhe Olimpik – Shqiponja    janë shoqëruar me një luftë të fortë sportive, ku për të përcaktuar fituesin ka qënë një rezultat i ngushtë me një gol diferencë. Kështu, në ballafaqimin e parë Manchester fiton me rezultatin 4-3 Gurin e Zi. Ndërsa, në çiftin tjetër, Shqiponja mundi Olimpik po me rezultatin 4-3.

Rezultatet e Javës së Tretë-Faza e Dytë:

Vllaznimi – Don Bosko (9-4)

Manchester – Gur i Zi   (4-3)

Olimpik – Shqiponja      (3-4)

Air Albania – Panters    ( 3-1)

Renditja pas javes së 3-të, faza 2 :

  1. Air Albania 30 pikë
  2. Manchester 18
  3. Panters 17
  4. Shqiponja 15
  5. Don Bosko 12
  6. Vllaznimi 10
  7. Gur i Zi 10
  8. Olimpik 3
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img