Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Pas njohjes së kundërshtarëve në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë ndodhen në Grupin B së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Itali.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Europian ndaj Italisë më datën 15 qershor 2024. Ky takim do të luhet në stadiumin “ BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më 19 qershor 2024 Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në Europian ndaj Kroacisë në stadiumin e “Hamburg”. Takimi i fundit në Grupin B për kuqezinjtë do të jetë ndaj Spanjës. Ndeshja do të luhet më datë 24 qershor 2024, në stadiumin  “Düsseldorf Arena”.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” :

15.06.2024 Itali vs Shqipëri BVB “Stadion Dortmund”

19.06.2024 Kroaci vs Shqipëri “Volksparkstadion Hamburg”

24.06.2024 Shqipëri vs Spanjë “Düsseldorf Arena”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu