Ditën e djeshme janë mbyllur katër ndeshjet e “Abissnet Superiore” për edicionin e ri. Skuadrat që e nisën me këmbë të mbarë janë Skënderbeu, Vllaznia e Tirana ndaj Egnatias, Kukësit e Dinamos ndërsa Laçi–Erzeni përfundoi në barazim.
Tashmë ekipet nisin përgatitjet për javën e dytë dhe axhenda rezervon sërish përballje interesante ku të ditën e premte luhen Erzeni–Vllaznia dhe Skënderbeu–Dinamo. Të shtunën Teuta pret Tiranën në shtëpi ndërsa mbyllet të dielën me Kukësi–Egnatia dhe Partizani i cili nis mbrojtjen e titullit në ndeshjen kundër Laçit në shtëpi.
E premte
Erzeni – Vllaznia, 16:00
Skënderbeu – Dinamo, 19:00
E shtunë
Teuta – Tirana, 19:00
E diel
Kukësi – Egnatia, 16:00
Partizani – Laçi, 19:00