Monday, September 16, 2024

Kalendari për javën e 24-t, derbi i kryeqytetit dhe “finale” mbijetese

Lexo

Java e 24-t e “Abissnet Superiores“ do të zhvillohet e ndarë në tre ditë. Emocionet nisin me derbin e  zjarrtë të kryeqytetit. Është pikërisht supersfida Tirana-Partizani. Më 5 mars në orën 19:45 vëmendja do të jetë e gjitha në “Air Albania”. Tirana kryesuese që do të presë Partizanin në derbin padyshim me më shumë rivalitet në kryeqytetin shqiptar.

Të dy skuadrat po kalojnë një formë mjaft të mirë dhe vijnë pas disa rezultatesh pozitiv e radhazi, teksa “të kuqtë” do të provojnë të thyejnë mallkimin në derbi, pasi nuk fitojnë që prej 13 marsit të vitit të kaluar dhe kanë njohur disa disfata vitet e fundit.

Asnjë ndeshje nuk është parashikuar të luhet të dielën. Ndërkohë më 7 mars do të luhen paralelisht Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi në orën 13:45. Egnatia do të presë kampionen në fuqi, Teutën, që këtë sezon po vuan jo pak dhe përballja mes dy skuadrave mund të quhet padyshim edhe sfidë direkte për mbijetesën. Ndërsa Në orën 16:45 vëmendja do të spostohet në “Elbasan Arena”, ku do të “matin forcat” dy nga skuadrat që ushtrojnë ndoshta futbollin më të bukur në kampionat, Kukësi e Vllaznia, të cilat ndajnë vendin e tretë me të njëjtën kuotë pikësh, 38.

Sa i përket ndeshjes tjetër, Skënderbeu dhe Dinamo, do të ndeshen në 8 mars në orën 16:45, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Vendasit presin Dinamon në një tjetër “finale” mbijetese. Korçarët e Memellit mbajnë vendin e fundit në renditje me vetëm 17 pikë, teksa para tyre pozicionohet pikërisht “nëndetësja blu” me 20 pikë.

Kalendari i javës së 24-t:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img