Wednesday, November 27, 2024

“Kam lindur kuqezi” në rrëfimin e gazetarit të mirënjohur sportiv, Dëfrim Methasani

Lexo

Një cikël emisionesh për të njohur në gjenezë kampionët e kombëtares

I kemi brohoritur në fushë, i kemi adhuruar në distancë. Njohim cdo detaj të tyre teknik, por shumë pak të asaj nëpër të cilën ata kanë kaluar për tu bërë ata që janë sot. Dëfrim Methasani, gazetari i njohur i RTSH, ka menduar të sjellë për të gjithë historitë e djemve të kombëtares, nën titullin domethënës “Kam lindur kuqezi”

“Njerëzit njohin futbollistët për atë çfarë bëjnë në fushë, por nuk njohin anën e tyre më intime. Nuk njohin familjen e tyre ose ambientin ku ata janë rritur dhe formuar. Ky është qëllimi i këtij cikli dokumentaresh”, tregon Dëfrim Methasani.

Daku, Ramadani, Seferi, Bajrami janë të parët dokumentarë të realizuar, por nuk do të jenë të vetmit. Methasani tregon edhe se si do të evoluojë gjeografia e të lindurve kuqezi, përfaqësues me shpirt e zemrës të një fanelle: asaj të Shqipërisë.

“Kemi zgjedhur katër futbollistët e parë jo rastësisht, ishin më pak të njohur për publikun shqiptarë. Në javët në vazhdim puna jonë vazhdon dhe do të shkojmë të vizitojmë Vermoshin, ku ndodhen ‘rrënjët’ e Mitaj”, tregon Defrim Methasani.

Në mikrofonin e Methasanit e kameras së Agron Hotit, historitë e veçanta të lojtarëve do të trokasin në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve, nëpërmjet ekranit të RTSH, për të njohur gjithçka nga jeta e këtyre kampionëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img