Teksa është luajtur më shumë se gjysma e kampionatit në “Abisnet Superiore” të gjitha skuadrat pjesëmarrëse kan krijuar secila habitatin e vet.
Përveç katër skuadrave të para ku Egnatia, Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia që po bëjnë një kampionat të mire, të gjitha ekipet e tjera pothuajse jan aty aty.
Të mendosh që Teuta, Partizani dhe Vora kan shpenzuar shumë, ndërsa nga java në javë ende se kan gjetur veten.
Ndërsa ajo që nuk pritej është fundi i tabelës së klasifikimit, ku jan të renditura Bylis, Flamurtari dhe Tirana, ekipe këto që në fillim të sezonit menduan se do të kishin tjetër pozicion.
Më e rëndë është gjendja e Flamurtarit dhe Tiranës, të cilat në përbërjet e tyre kan emra të cilët padyshim kushtojnë shumë.
Ndërsa Bylis, mes ndryshimeve dhe emrat e afruar në merkato kërkon më tepër të mbaj ritmin, duke bërë të fortin me skuadrat e kreut, dhe të voglin me skuadrat e tjera.
Ky kampionat po tregon se askush se ka të garantuar vendin e sigurt në tabelën e klasifikimit, teksa një fitore të çon në krye dhe një humbje të zbret në fund të tabelës.
Fatos LAMAJ



