Thursday, October 31, 2024

Kampionati Botëror i Mundjes-Azerbajxhani, kampion në stilin klasike

Lexo

Në katër peshat jo olimpike për të rriturit, tre dominohen nga mundësit azerbajxhanas

Azerbajxhani është kampion bote në mundjen klasike, apo stili greko-romak, në Botërorin e të rriturve në peshat jo olimpike, i cili është duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova”. 85 pikë për Azerbajxhanin, që ka lënë nga pas Iranin me 51 pikë dhe Armeninë me 35 pikë. Ndërkohë në peshat individuale në peshën deri në 55 kilogram vendi i parë ishte për azerbajxhanasin Eldaniz Azizli.

Më pas një tjetër azerbajxhanas i artë në mundjen klasike e kjo në peshën deri në 63 kilogram, ndërsa bëhet fjalë për Nihat Zahid Mamadli. Tjetër medalje e artë për Azerbajxhanin, kjo në peshën deri në 72 kilogram, kurse fitues ishte Ulvi Ganizade. Dhe medalja e fundit e artë ishte në peshën deri në 82 kilogram, teksa vendi i parë ishte për iranianin Mohamadali Abdolhamid Geraei.

Në këtë mënyrë Azerbajxhani dominon mundjen klasike, kurse e mërkura do të jetë për fituesit e femrave dhe e enjtja për mundjen e lirë, që shënon dhe fundin e Botërorit, i cili nga 21 Tetori ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img