Kampionati i Kalçetos-Rajoni Shkodër. Të shtunën ora 19:00, kryendeshja Panters – Manchester për vendin e dytë

Kampionati Kombëtar i Futbollit amator, Kalçeto 5×5 që po zhvillohet për herë të parë në Rajonin e Shkodrës ka hyrë në një fazë shumë interesante.  Ekipi Air Albania vazhdon të kryesojë me meritë tabelën e klasifikimit me 30 pikë, ndërkohë që rivaliteti për vendin e dytë është përqëndruar në mes dy ekipeve, Mançester dhe Panters, skuadra këto që do të përballen direkt këtë javë.

Sipas kordinatorit të FSHF-së për Rajonin e Shkodrës, Klazër Shkëmbi, përballja Panters – Manchester është planifikuar të luhet ditën e shtunë në Kompleksin Sportiv-Kalçeto Lici duke filluar nga ora 19:00.

Në prag të kësaj ndeshje, skuadra e Manchestër renditet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërkohë që Panters është në vendin e tretë me një pikë më pak.Është kjo arsyeja që kjo sfidë e drejtpërdrejtë për marrjen e vendit të dytë po pritet me shumë interes, jo vetem nga dy kampet përkatëse, por edhe tifozëritë e tyre.

Krahas të tjerave, ndeshja në fjalë vlen edhe për realizimin e një objektivi madhor që ka të bëjë me pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit të Kalçetos në shkallë kombëtare që zhvillohet në Tiranë, ku në garë do të jenë dy ekipet më të mira të grupeve përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu