Friday, March 13, 2026

Kampionati i vajzave/ Java e 12-të sjell përballje interesante në fundjavë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të vajzave do të zhvillohet këtë fundjavë, me katër përballje që pritet të dhurojnë rivalitet dhe emocione në garën për renditjen e përgjithshme.

Ndeshjet do të nisin të shtunën, më 14 mars, me sfidën Atletik Klub – Lushnja, që do të luhet në orën 10:00. Më pas, në orën 13:00, Teuta do të presë Apoloninë në një përballje të rëndësishme për ecurinë e skuadrave në kampionat.

Java e 12-të do të vijojë të dielën, më 15 mars, me dy takime të tjera. Partizani do të përballet me Kinostudio në orën 14:00, ndërsa në orën 15:00 do të luhet sfida Gramshi – Egnatia.

Deri më tani në kampionatin e vajzave, Vllaznia kryeson renditjen me pikë të plota, ndërsa pas saj ndjekin Gramshi dhe Apolonia, duke e bërë garën për vendet e para mjaft interesante në vazhdim të sezonit.

Kalendari i ndeshjeve të Kampionatit të vajzave-Java e 12-të

E shtunë, më 14 mars

Atletik Klub – Lushnja             10:00
Teuta-Apolonia                      13:00

E diel, më 15 mars
Partizani-Kinostudio               14:00
Gramshi-Egnatia                     15:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img