Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë organizoi me sukses dy ngjarje të rëndësishme në kalendarin sportiv kombëtar: Kampionatin Mbarkombëtar dhe Albania Fighting Championship 10 (AFC-10)
Në aktivitetet që u mbajtën 26 dhe 27 Gusht 2024 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë kishte një pjesëmarrje të gjerë të sportistëve nga disa vende të rajonit, si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Turqia dhe Azerbajxhani.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte promovimi i talenteve të reja, forcimi i përgatitjes së sportistëve dhe zgjerimi i mundësive për përfaqësim ndërkombëtar, si edhe forcimi i pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të sporteve luftarake.
Këto aktivitete u mbështetën nga Bashkia e Tiranës në kuadër të iniciativave të përbashkëta ballkanike B40.