Monday, September 8, 2025

Kapiteni Berat Gjimshiti: Jemi gati për nesër, do japim gjithçka për tre pikët, do japim maksimumin. Shqipëri-Letoni, të martën, ora 20:45 në “Air Albania”

Lexo

Kapiteni Berat Gjimshiti tha se skuadra është përgatitur për të dhënë maksimumin nesër dhe për të marrë tre pikët në këtë ndeshje.

Si është skuadra për ndeshjen nesër dhe a ndjen presion për të marrë tre pikët? – Ekipi është përgatitur mirë. Kemi pasur edhe kohë për të përgatitur këtë ndeshje. Nuk do të jetë e thjeshtë, por jemi pozitivë për ndeshjen nesër. Ndjejmë presion sepse nëse në çdo ndeshje ke presion, përqendrimi është më i lartë. Të marrim tre pikët nesër, që janë të nevojshme për të vazhduar rrugëtimin për t’u kualifikuar.

Çfarë do të bëni ndryshe nga ndeshja në Riga? – I kemi parë ndeshjet dhe jo vetëm ato, por edhe ndeshjen që luajti Letonia me Serbinë. Ndeshja në Riga nuk ishte e mirë. Kemi gabuar. Në futbollin e sotëm nuk fitohet më aq thjeshtë. Nesër do jetë një ndeshje ndryshe, na nevojiten tre pikët për ëndrrën. E kemi vetë në dorë dhe kjo është më e rëndësishmja.

Mesazh për tifozët – Do japim 100% për të realizuar këtë ëndërr, siç e kemi kaluar për dy Europiane. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik për të gjithë shqiptarët. Jemi gati për nesër, do japim gjithçka për tre pikët, do japim maksimumin.

A është e karikuar skuadra për nesër? – Dëshira është shumë e madhe. Nesër do jetë një ndeshje ndryshe. Me Gjibraltarin, pritshmëritë ishin më të larta. Patëm edhe disa lojtarë të rinj, të cilët luajtën për herë të parë me kombëtaren. Trajneri pa lojtarët e rinj, çfarë mund të jepnin për kombëtaren. Ndeshja nesër do jetë shumë ndryshe, duhen tre pikët. Dëshira është brenda grupit, për t’u kualifikuar në Botëror, rastet janë të pakta. 1-2 herë në jetë. Ky është rasti më i bukur që kemi.

A jeni të vetëdijshëm që ky është rasti ynë i fundit? – E dimë që është rasti i fundit. Vetëm nëse edhe ekipet e tjera gabojnë, por nuk besoj. Është rasti ku ne jemi ende në rrugëtim për t’u kualifikuar. Skuadra është e vetëdijshme që kjo ndeshje nesër mund ta ndryshojë këtë grup dhe të fusë në presion të tjerët. Tre pikët vlejnë shumë nesër.

Luajmë më mirë me ekipet e mëdha dhe lëshojmë me ekipet e vogla. A është ky një konstatim i drejtë? – Mund të jetë, sepse nëse luan me kombëtaret “më të vogla”, luajnë edhe më mbrapa taktikisht. Me Serbinë ishte pak më e hapur ndeshja dhe ato provuan të bënin gol apo të luanin më hapur. Me Letoninë është pak ndryshe, sepse e dinë cilësitë se sa mund të arrijnë. Prandaj është pak më vështirë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img